75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Manchester United-i shpreh indinjatën e thellë me komentet raciste të tifozëve ndaj Paul Pogbas

Manchester United-i nuk arriti të fitonte ndaj Wolverhamptonit në stadiumin Molineaux , duke barazuar 1-1.

Shumë kush e fajësoi francezin Paul Pogba për penalltinë e humbur në pjesën e dytë.

Reagimet ishin të ndryshme nga tifozët e ‘djajve të kuq’ në rrjetet sociale, duke ofenduar edhe në baza racore Pogban.

“Ne shprehim indinjatën e thellë, me komentet raciste të njerëzve në rrjetet sociale” shkruan Manchester United-i në reagimin e vet. /Indeksonline/