Manchester United synon përforcimin e radhës, hedh sytë te ish-ylli i Evertonit

Manchester United po tenton të kompletojë blerjen e tretë për sezonin e ri.
Dhe “Djajtë e Kuq”, kanë hedhur tek ish-lojtari i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin.
Anglezi aktualisht është pa klub që nga përfundimi i kontratës së tij me Evertonin.

Ai ka pasur probleme me lëndime vitet e fundit, por The Sun raporton se United beson se ai ka cilësitë e nevojshme për të forcuar skuadrën e Amorimit.
Calvert-Lewin, kishte qenë pjesë e Evertonit që nga viti 2017 ku numëron 273 paraqitje dhe ka shënuar 71 gola./IndeksOnline/