75 Mall Live Search
19:33 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / Gj. Sh

Manchester United synon transferimin e Gianluigi Donnarumma

Manchester United ka nisur lëvizjet konkrete për ta përforcuar portën, duke shfaqur interes për portierin italian Gianluigi Donnarumma.

Sipas “The Telegraph”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë filluar bisedimet fillestare me Paris Saint-Germain, në një kohë kur kontrata e Donnarumma skadon pas më shumë se një viti.

Paris Saint-Germain është afër finalizimit të transferimit të Lucas Chevalier nga Lille dhe është e gatshme të shqyrtojë shitjen e Donnarumma, për sa kohë që në drejtim të klubit francez mbërrin një ofertë bindëse.

Në “Old Trafford”, Donnarumma shihet si pasuesi ideal i André Onana, i cili sezonin e kaluar u vu në qendër të kritikave për disa gabime të pafalshme. Besimi i trajnerit dhe stafit teknik ndaj portierit kamerunas është zbehur, ndaj një alternativë më e sigurt është kthyer në prioritet.

Donnarumma, që ka qenë vendimtar në sukseset e PSG-së në Ligue 1 dhe paraqitjet e mira në Champions League, shihet si një përforcim me peshë për skuadrën angleze.