Manchester United tenton që në janar t’ja rrëmbejë Salzburgut, yllin Haaland
Manchester United është gati të ofrojë në drejtim të RB Salzburgut një ofertë prej 65 milion eurosh, për sulmuesin e tyre, yllin Erling Haaland në janar.
Djajtë e kuq janë të gatshëm të bëjnë këtë sakrificë për 19 vjeçarin, duke konsideruar atë si zgjidhje të problemit për sulmin e Manchester United për një kohë të gjatë, shkruan Indeksonline.
Manchester do të përballet edhe me Juventusin, në garë për yllin norvegjez.
Haaland ka shënuar mbi 26 gola këtë sezon në vetëm 18 paraqitje për klubin austriak duke përfshirë edhe 4 paraqitjet e tij në ligën e kampionëve, kundër klubeve si Napoli apo Liverpool. /Indeksonline/