75 Mall Live Search
22:41 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Manchester United triumfon në udhëtim, i afrohet “Championsit”

Manchester United ka fituar 2:0 ndaj Burnleyt në udhëtim.

Golin e parënë ndeshje e shënoi Anthony Martial pas asistimit fenomenal të Pereira një minut para fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline.

Krejt në fund të ndeshjes realizoi edhe Marcus Rashford për epilogun e këtij takimi.

Është fitorja e dytë rresht në Premierligë pasi para dy ditësh mposhti Newcastle 4:1.

Me këtë fitore, “Djajtë e kuq” ngjiten në pozitën e pestë me 31 pikë, një më pak se Chelsea që mban vendin e katërt./Indeksonline/