75 Mall Live Search
18:00 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Manchester United zyrtarizon Ronaldon

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Cristiano Ronaldo nga Juventus, transmeton IndeksOnline.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, Djajtë kanë njoftuar për nënshkrimin me portugezin.

Juventus do të arkëtojë rreth 30 milionë euro nga shitja e Ronaldos, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjecare me ish-ekipin e tij.

Ish-sulmuesi i Real Madrid pati 134 paraqitje për ekipin torinez, duke shënuar 101 gola dhe asistuar 22 herë për shokët e skuadrës.