Manchester Unitedi asesi të gjejë fitoren, barazon ndaj Bournemouthit

Skuadra e Manchester Unitedit nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.
Në pjesën e parë u shënuan tri gola. Fillimisht për 1:0 shënoi sulmuesi anglez, Solanke në minutën e 16’të, shkruan Indeksonline
Mysafirët barazuan rezultatin me anë të mesfushorit portugez, Bruno Fernandes në minutën e 31’të.
Kurse golin e fundit në pjesën e parë e shënoi Kluivert në minutën e 36’të.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ishte Bruno Fernandes që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për ta barazuar rezultatin.
Skuadra e Erik Ten Hag nuk ka fituar në Premier League në katër ndeshjet e fundit. “Djajtë e Kuq” me këtë barazim shkojnë në kuotën e 50 pikëve në pozitën e 7-të./Indeksonline/