75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / SH

Manchester Unitedi dhe Aston Villa pranë një marrëveshjeje për dy lojtarë

Manchester Unitedi dhe Aston Villa janë pranë një marrëveshjeje të dyfishtë. Aston Villa është në negociatat e fundit për të nënshkruar Jadon Sancho në formë huazimi nga Manchester Unitedi, megjithëse klubi nga Old Traffordi preferon një transferim të përhershëm.

Gjasat për marrëveshje të një forme janë maksimale dhe se gjithçka pritet të përfundojë në orët e ardhshme.

Skuadrat janë në fund të bisedimeve edhe për shitjen e portierit Emiliano Martinez. Portieri argjentinas i ka bërë të qartë Aston Villës se e dëshiron me çdo kusht kalimin te Manchester Unitedi./Indeksonline/