75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 21 Prill 2024 / G T

Manchester Unitedi kualifikohet në finalen e Fa Cup

Skuadra e Manchester Unitedit është kualifikuar në finalen e madhe të Fa Cup.

Djajtë e Kuq eliminuan Coventry City në një ndeshje dramatike në “Wembley”, shkruan Indeksonline

Rezultati në 120 minuta lojë ishte 3:3, ku dy skuadrat dhuruan spektakël të vërtetë.

Kurse në penallti ekipi i Erik Ten Hag fitoi me rezultatin 2:4, duke u kualifikuar në finalen e Fa Cup.

Në finale, “Djajtë e Kuq” do të luajnë ndaj rivalit lokal, Manchester City, që eliminoi Chelsean gjatë ndeshjes së mbrëmshme./Indeksonline/