12:20 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Manchester Unitedi largon një portier, i bashkohet klubit anglez (Foto)

Skuadra e Manchester Unitedit përfundimisht e ka ndërpre kontratën e me portierin, Sam Johnstone.

Johnstone, 25-vjeçar nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Championship me klubin e West Bromwich Albion, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari është pjesë e akademisë së “Djajve të Kuq”, por më shumë është huazuar se sa është paraqitur me ekipin e parë të Unitedit.

Ai gjatë viteve 2011-2018, u huazua te klubet; Aston Villa, Preston, Doncaster, Yeovil dhe Oldham./IndeksOnline/