75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Manchester Unitedi me stadium të ri, pritet të përfitojë shifra rekord nga të drejtat e emërtimit

Manchester Unitedi është duke punuar për të ndërtuar një stadium të ri, ‘’Meë Trafford’’, i cili do të jetë afër atij aktual ”Old Traffordd”.

Sipas asaj që raporton gazeta angleze, “Sun Sport”, Unitedi do të përfitojë miliona euro nga të drejtat e emërtimit të stadiumit, shkruan IndeksOnline.

Në një marrëveshje 10-vjeçare, gjiganti anglez do të fitojë mbi 175 milionë funte.

Të drejtat e emërtimit të Unitedit vlerësohen në 15 milionë paund në vit, shifra më e larta në futbollin anglez, përpara Wembleyt dhe Emirates të Arsenalit.

Stadiumi i ri i Manchester Unitedit pritet të ketë një kapacitet prej 100 mijë ulsëve./IndeksOnline/