75 Mall Live Search
11:50 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / L A

Manchester Unitedi po diskuton për shitjen e Rashfordit

E ardhmja e Rashfordit duket e pasigurtë te skuadra e Manchester Unitedit.

Siç raporton Florian Plettenberg, Manchester United do të shesë Marcus Rashford më së voni deri në verë dhe tashmë do të jetë i hapur për ofertat kryesore në afatin e janarit.

Unitedi, e pranon zhvillimin e tij nën drejtimin e Ruben Amorim, por e konsideron atë definitivisht jo të pashitshëm.

Një arsye pse po diskutohet një shitje: nëse ai do të largohej nga klubi për shkak të pagës së tij shumë të lartë, kjo do të çlironte pikë kritike në sistemin e komplikuar të Fair Play-t financiar, i cili, nga ana tjetër, do t’u jepte më shumë hapësirë ​​“Djajve të Kuq”.

Anglezi, ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri më 2028-tën.

Rashford, këtë sezon ka bërë 23 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola dhe 3 asistime për Unitedin në të gjitha garat./IndeksOnline/