75 Mall Live Search
15:27 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / B O

Manchester Unitedit i vije nga Spanja oferta e parë zyrtare për Martial

Manchester United ka pranuar sot ofertën e parë zyrtare për Antony Martial. Skuadra e Sevillës sot ka bërë ofertë për sulmuesin francez të cilin e ka top prioritet të afatit kalimtar.

Sevilla po e dëshiron Martialin si huazim gjashtë mujor pa mundësi blerje të kartonit të tij.

Problemi më i madh është paga e futbollistit ngase te United përfiton 8 milionë euro në sezon.

Ragnick e ka pranuar se Martial mund të largohet në afatin dimëror, por me të vetmën mundësi që për shërbimet e tij të jetë oferta e dëshiruar nga klubi anglez./Indeksonline/