Manchesteri ‘baba’ i miqësorëve, katër ndeshje, katër fitore
Manchester United ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e ICC që po zhvillohen në Kinë.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Martial në minutën e 21-të dhe Gomes në minutën e 80-të.
Golin e vetëm për Spurs e realizoi Lucas në minutën e 65-të.
Kjo është fitorja e katërt e Manchesterit në katër ndeshje miqësore të zhvilluara në parasezon. /Indeksonline/