75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

Manchesteri e do Sanchon por Dortmundi kërkon shumë

Manchester United e ka marrë shumë seriozisht transferimin e Jadon Sanchos nga Borusia Dortmund.

Negociatat kanë filluar dhe Djajtë e Kuq po shpresojnë që shumë shpejt të bindin klubin dhe lojtarin që të bashkohet me ta.

Raportohet se klubi gjerman i dëshiron 120 milionë euro për ish-futbollistin e ri të Manchester Cityt, mirëpo Man Unitedi nuk është i gatshëm të paguajë shumë të tillë shkaku i ndikimit që ka pasur kriza e koronavirusit.

Sancho thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje për kontratën e tij personale me Djajtë e Kuq, mirëpo bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë ende në tentim të arritjes së një marrëveshjeje.

Edhe vetë trajneri Solskjaer tha të martën në një konferencë për shtyp se klubi nuk do të ngutet për të transferuar lojtarë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Ky afat kalimtar është i gjatë, çdo transferim e ka procesin e vet. Kështu janë këto gjëra”.

Sancho ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, jo vetëm Manchester Unitedit, shkaku i sezonit mbresëlënës që e ka pasur, me 17 gola të shënuara dhe 17 të asistuara në 32 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.