Manchesteri fiton në “frymën e fundit”, ngjitet në vendin e dytë

Manchester United ka fituar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur Wolvesin me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 15-të të Premierligës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rashford në minutën e katërt shtesë.
Rashford! In injury time. Man United escapes with 3 points. pic.twitter.com/ysZK0Gnlk8
— Back Again With Troopz Podcast (@backagain) December 29, 2020
Me këtë fitore, Manchesteri ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, dy pikë më pak se Liverpooli dhe një më shumë se Leicesteri dhe Evertoni. /IndeksOnline/