75 Mall Live Search
20:55 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Manchesteri i mëshon të mirës me shqelm, rrezikon Championsin

Manchester United nuk e ka shfrytëzuar një mundësi shumë të mirë në luftën për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq kanë barazuar 1-1 me West Hamin në ndeshjen e xhiros së parafundit të Premierligës.

Golin e parë e shënuan mysafirët me anë të Antonio nga penalltia në minutat e fundit të pjesës së parë.

Rezultatin e barazoi Greeneood në minutën e 51-të të ndeshjes.

Manchesteri me këtë pikë është në vendin e tretë me 63 pikë aq sa ka Chelsea dhe një më shumë se Leicesteri.

Blutë dhe Dhelprat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara. /IndeksOnline/