75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Manchesteri ia sheh “hajrin” trajnerit të ri, fiton ndeshjen e dytë

Manchester United ka mposhtur Huddersfieldin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 19-të të Premierligës.

Skuadra ka gjetur rrugën e skuksesit pas largimit të Mourinhos dhe emërimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq kaluan në epërsi në minutën e 28-të me golin e Nemanja Matic, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Paul Pogba në minutën e 64-të të ndeshjes.

Francezi shënoi edhe golin e tretë për United në minutën e 78-të.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Jorgensen në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Manchester United vazhdon të qëndroj në vendin e gjashtë me 32 pikë, pesë më pak se Chelsea e Arsenal. /IndeksOnline/