Manchesteri kërkon Cavanin, ka edhe “Planin B”

Edison Cavani është duke kërkuar një skuadër të re pasi është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës te PSG.
Sipas Di Marzios, Manchester United është në bisedime me sulmuesin uruguaian për ta transferuar në Old Traford.
Lojtari kërkon pagë të lartë dhe ky mund të jetë problemi nëse dështon transferimi.
Por nëse nuk arrin te Cavani, Manchester United do të provoj Luca Jovicin si huazim nga Real Madridi. /IndeksOnline/
