75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 19 Korrik 2020 / C E

Manchesteri mbetet me “gishta në gojë”, Chelsea në finale të Fa Cup

Chelsea ka kaluar në finale të FA Kupës.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ka mposhtur Manchesterin me rezultat 1-3 në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në Wembley.

Giroud kaloi Blutë në epërsi në minutën e 11-të shtesë të pjesës së parë, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Mount me një gol të bukur nga distanca, goditjen e të cilit nuk mundi ta ndal De Gea.

Maguire devijoi një top në minutën e 74-të dhe shënoi në portën e tij.

Golin e vetëm për Manchester United e shënoi Bruno Fernandez në minutën e 85-të të ndeshjes.

Në finale, Chelsea do të takohet me Arsenalin që dje ka eliminuar Manchester Cityn. /IndeksOnline/