75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Manchesteri më në fund prezanton mister 90 milionëshin

Manchester United ka prezantuar mbrojtësin Harry Maguire.

Djajtë e Kuq kanë blerë përfundimisht kartonin e 26 vjeçarit nga Leicester për një shumë rekorde, 87 milionë euro.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar për këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time në Leicester dhe do të doja të falënderoja të gjithë në klub, dhe tifozët, për mbështetjen e tyre fantastike gjatë dy sezoneve të kaluara. Sidoqoftë, kur Manchester United vjen duke trokitur në derën tuaj, është një mundësi e jashtëzakonshme”, ka thënë Maguire.

“Nga bisedat e mia me trajnerin, unë jam i ngazëllyer për vizionin dhe planet që ai ka për ekipin. Është e qartë të shihet që Ole po ndërton një ekip për të fituar trofe. Tani po pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të filloj sezoni”, përfundoi mbrojtësi anglez. /IndeksOnline/