Manchesteri mposht skuadrën e Ligës së tretë vetëm pas penalltive
Manchesteri ka fituar me vështërsi në ndeshjen e 1/16 të EFL Cup.
Djajtë e Kuq arritën të mposhtin skuadrën e ligës së tretë, Rochdale vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan Indeksonline.
United kaloi e para në epërsi me golin e Greenwood në minutën e 68-të.
Rezultatin e barazoi Matheson në minutën e 76-të dhe dërgoi ndeshjen me penallti.
Nga pika e bardhë Manchesteri shënoi pesë herë derisa Rochdale vetëm tre nga katër të gjuajtura. /IndeksOnline/