Manchesteri në “hall” prej shqiptarëve, Xhaka e “shkelmon” nga vendi i katërt
Arsenali ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premierligës.
Golin e parë për londinezët e shënoi futbollisti shqiptar, Granit Xhaka në minutën e 12-të pas një gjuajtje të bukur nga rreth 30 metra.
Rezultatin e dyfishoi Aubameyang me një gol nga penalltia në minutën e 69-të të ndeshjes.
Arsenali kthehet në pozitën e katërt me 60 pikë, dy më shumë se Manchester United që bie në pozitën e pestë. /IndeksOnline/