75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / C E

Manchesteri përshendetet me Evropën, nuk shkon as në Europa League

Manchester United është eleminuar nga garat evropiane duke mos arritur të kualifikohet as në Ligën e Kampionëve as në Europa League.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga Bayern Munchen, në Old Traford me rezultat 0-1, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kingsley Koman në minutën e 71-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Copenhaga ka mposhtur Galatasarayn me rezultat 1-0.

Bayerni kështu kryeson grupin me 16 pikë, Copenhaga e dyta me 8 pikë, Galata është e treta me 5 pikë derisa Manchester United është e fundit me 4 pikë. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore