17:41 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Manchesteri pranon të paguaj klauzolën e yllit të Juventus

Paulo Dybala nuk e ka gjetur vetën këtë sezon me Juventusin pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Argjentinasi shumicën e ndeshjeve i ka filluar nga stoli dhe nuk ka qenë i kënaqur.

Sipas mediave në Angli, Manchester United po përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për ta afruar në skuadër.

“Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë klauzolën rreth 100 milionë euro për ta transferuar Dybalën. /IndeksOnline/