22:54 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Manchesteri tregon “dhëmbët” në Evropë, mposht nënkampionët

Manchester United ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te PSG.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur parisienët me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 23-të nga penalltia.

Rezultatin e barazoi Martial në minutën e 55-të që devijoi një top nga gjuajtja nga këndi dhe shënoi në portën e tij.

Golin e fitores për Manchesterin e shënoi Rashford në minutën e 87-të.

Manchesteri ndanë vendin e parë me Leipzigun që mposhti Basaksehirin me rezultat 3-0.

Dy skuadrat kanë nga 3 pikë derisa PSG dhe skuadra turke kanë nga 0 pikë. /Indeksonline/