22:30 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / Gj. Sh

Mancini e krahason yllin e ri të Italisë me Batistutën

Mateo Retegui ishte një nga surprizat e radhës të Roberto Mancinit te kombëtarja italiane. Trajneri ftoi sulmuesin e lindur në Argjentinë, i cili aktivizohet me Tigre.

Kemi shumë kohë që e ndjekim, për fat të mirë përgjigja e tij ishte e menjëhershme dhe pozitive”, u shpreh Mancini në lidhje me 23-vjeçarin.

Retegui zgjodhi origjinën e prindërve të tij dhe po e pret me padurim debutimin me fanellën e katër herë kampionëve të botës.

Ai është një qendërsulmues klasik, shoh që shumë e krahasojnë me Denisin. Më kujton Gabriel Batistutën kur sapo mbërriti në Itali. Po flasim për një djalë të ri, i cili ka nevojë për kohë për t’u përshtatur.

Gjithsesi, unë jam i bindur se Retegiut nuk do i duhet shumë kohë për t’u përshtatur dhe integruar në kombëtaren italiane”, deklaroi Mancini.

Italia është pjesë e grupit C në eliminatoret e Euro 2024. Të kaltrit do të sfidojnë Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.