23:28 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Mancini i kënaqur me fitoren, ka dy fjalë për Balotellin

Italia ka mposhtur Liechtensteinin me rezultat 6-0 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Trajneri i azurëve, Roberto Mancini është shprehur i kënaqur me paraqitjen derisa ka edhe dy fjalë për Balotellin.

Po, e kemi nisur ndeshjen shumë mirë. Fitorja ishte e pritshme, por ishte e rëndësishme që të shënonim dhe të luanim të përqendruar si të ishte një ndeshje e vërtetë“, ka thënë trajneri i Italisë.

18 lojtarë kanë debutuar me mua në 11 ndeshje? Shpresoj që shumë prej tyre të qëndrojnë me kombëtaren, do të ishte një gëzim i madh. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimin në Europian në qershor, kundër Greqisë dhe Bosnjës“.

Shfryrja e Balotelli-t në rrjetet sociale? Nuk e kam parë, por mendoj se nuk është problem për asnjeri. Mario nuk duhet të mërzitet se nuk e grumbullova, nuk mund të kënaqen të gjithë“, ka përfunduar Mancini.