75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Mancini: Jam egoist, do të doja që Serie A të mos vazhdonte!

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në lidhje me vazhdimin e Serie A. Numri një i stolit të italianëve beson se do të ishte më mirë që kampionati italian të mos rikthehej në fushë, pasi futbollistët rrezikojnë më shumë dëmtime.

“Si trajneri i kombëtares do të thoja se do të ishte më mirë që kampionati të mos vazhdonte. Nëse do të luhen shumë ndeshje radhazi në verë dhe të llonte edicioni i ri pa pushim atëherë ka më shumë gjasa që të kishte dëmtime.

“E di që lojtarët e mi po presin me padurim që të rikthehen në fushën e blertë, prandaj shpresoj që diçka e tillë të ndodhë sa më shpejt. Do të kemi një kalendar të ngjeshur në vazhdim”, – tha Mancini.