75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Mancini: Komplimenta Shqipërisë, kanë lojtarë me kualitet

Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfuduar me rezultatin 1-3, trajneri i axurrëve, Roberto Mancini foli në SuperSport aty ku komplimentoi skuadrën kuqezi, teksa ndër të tjera u shpreh lidhur edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci.

Përshtypja për skuadrën e Rejas? “Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimenta. I falenderojmë që na ftuan për këtë miqësore”.

Kush zëvendëson Bonuccin? “Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini.