Mancini merr kritika, u largua drejt zhveshtoreve pa përfunduar ndeshja

Kombëtarja e Arabisë Saudite u eliminua pas penalltive në Kupën e Azisë në 1/8 e finales nga Korea e Jugut. Ndeshja përfundoi 1:1, por gjatë 11-metërshave 2:4.
Trajneri i njohur italian, Roberto Mancini mori shumë kritika në rrjetet sociale pasi u largua nga fusha drejt zhveshtoreve pa përfunduar ndeshja, shkruan Indeksonline
Ishte sulmuesi Hwang Hee-Chan që kishte penalltinë përfundimtare për ta goditur dhe Mancini nuk qëndroi fare për ta shikuar këtë, duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes.
Një gjest i tillë ia rrezikon edhe pozitën e trajnerit te Kombëtarja e Arabisë Saudite.
Kujtojmë që Korea e Jugut në çerekfinale do të luaj ndaj Australisë./Indeksonline/