Mandati me 100% të votave, Agim Ademi vazhdon daljen në terren, shkon te U19-shat
Pas fitores me 100% të votave në Kuvendin e të enjtës në FFK, Agim Ademi ka vazhduar me daljet në terren.
Presidenti i FFK-së ka vizituar grumbullimet e përfaqësueses U19 të Kosovës.
“Sot nisi grumbullimi i radhës i Kombëtares U19 me gjeneratën e re, e cila po përgatitet për kualifikimet e Grupit 2 të Ligës B për Kampionatin Evropian 2027.
Kombëtarja jonë do të përballet me Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Turqi, më 24, 27 dhe 30 mars.
Stafit të trajnerëve në krye me ish-sulmuesin e Kombëtares, Albert Bunjaku, i urova punë të mbarë e shumë suksese në këtë cikël të ri.
Atmosfera në grumbullim dhe përkushtimi i lojtarëve janë në nivel të lartë, prandaj kjo na jep shpresë e besim për të ardhmen.
Uroj që edhe rezultatet në muajin mars do të jenë pozitive dhe kjo gjeneratë të arrijë objektivin për ngjitje në Ligën A” shkruan Agim Ademi në njoftim./Indeksonline/

