Mandl: Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës

Në Prishtinë po mbahet ceremonia e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, ku po marrin pjesë krerë të shtetit, akterë politik, ambasadorë të huaj, deputetë austriak e përfaqësues të shteteve tjera.

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria Lukas Mandl, vlerësoi se themelimi i kësaj shoqate është më rëndësi për dy vendet, Kosovën dhe Austrinë.

Ai tha se Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës.
Mandl falënderoi shoqërinë civile e cila tha se ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.