14:40 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Manxhukiqi kërkon të ndërrojë ambient, ja se cilën ligë e pëlqen

Sipas raporteve të fundit nga “Tuttosport”, sulmuesi i Juventusit ka refuzuar një ofertë prej 8 milionë eurosh në sezon për të kaluar në ligën e Katarit gjatë janarit.

Ndërsa tashti sipas Calciomercatos, lojtari i Juventusit dëshiron transferimin e tij në Premier Ligë, transmeton Indeksonline.

Manchester Unitedi thuhet se kanë qenë të lidhur me sulmuesin kroat, pasi që kishin biseduar me sulmuesin në fund të afatit kalimtar të verës, por atëherë nuk kishte kohë të mjaftueshme që të dy palët të arrinin një marrëveshje./Indeksonline/