Mandzukic refuzoi ofertën e PSG-së
Mario Mandzukic ka vendosur që mos të transferohet në Francë.
Sulmuesi kroat i Juventusit ka vlerësuar ofertën e PSG dhe më pas ka zgjedhur të refuzojë propozimin.
Ish-lojtari i Bayern dhe Atletico Madrid kërkon të vendosë me qetësi për të ardhmen e tij, jo në ditët e fundit të merkatos.
Megjithatë, në janar ai do të shqyrtojë oferta të ndryshme si nga Kina, ashtu edhe nga klubet e mëdha evropiane.