75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mandzukic refuzon ofertën nga skuadra kineze

Dalian Yifang ka dëshiruar që të siguroj shërbimet e lojtarit të Juventusit, Mario Mandzukic.

Pas transferimit të Hamsik, klubi kinez gjithashtu janë përpjekur ta bindin Mandukicin me një “super-ofertë” prej 10 milionë euro në vit, shkruan Indeksonline.

Sipas “Sportmediaset”,  sulmuesi kroat ka refuzuar ofertën nga skuadra kineze dhe dëshiron të qëndroj në Torino.

Mandzukic madje dëshiron që të vazhdoj kontratën me Juventusin, ndërsa marrëveshja aktuale përfundon në vitin 2020. /IndeksOnline/