75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 05 Qershor 2022 / MSH

Mane do të ndahet me Liverpool, tregon skuadrën e tij të zemrës

Sadio Mane aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Senegalit, me të cilën e mposhti Beninin 3:1, teksa vazhdimisht vazhdon e flitet për të ardhmen e sulmuesit, i cili ka vendosur të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj merkatoje.

Sulmuesi senegalez po pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian, por s’ka vendosur ende për të ardhmen.

Ndërkohë, ai e ka zbuluar megjithatë klubin e tij të zemrës.

“Si Bayerni, ashtu edhe Barcelona s’janë opsione të këqija. Por, skuadra e zemrës sime është Marseille”, ka thënë Mane.

Gjiganti bavarez thuhet se është më së afërmi për ta transferuar sulmuesin afrikan, por së fundmi në garë është futur edhe Paris Saint-Germaini.