Mane e Keita i sjellin Kloppit superyllin gjerman, e thonë në intervistë
Liverpooli e ka synim kryesor në verë transferimin e superyllit gjerman, Timo Werner. Jurgen Klopp e pëlqen shumë stilin e lojës të sulmuesit të Leipzig dhe dëshiron që të sjellë konkurrencë në sulm.

Për ta realizuar këtë transfer, mësitët e Kloppit janë dy yjet e skuadrës, Sadio Mane e Naby Keita.
Dy futbollistët e Liverpoolit kanë qenë bashkëlojtarë te Leipzig me Werner.
“Ne luajtëm shumë mirë së bashku në Leipzig, dhe ai ishte një nga shokët e mi më të mirë. Ai duhet të largohet tani nga Leipzig dhe unë i kërkoj Timo që të bashkohet me ne këtu në Liverpool” ka thënë Keita për Bild.
“Do ta këshilloja që të bashkohej me Liverpulin. Më pëlqen stili i tij i lojës. Shumë i fortë, i mirë, gjithmonë duke i dhënë 100 për qind nga vetja. Do ta mirëpresim në skuadër” ka thënë Mane./Indeksonline/