75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 29 Mars 2022 / OSH

Mane e lë Salahun edhe pa Botëror

Senegali ka eliminuar Egjiptin dhe është kualifikuar për në Kampionatin Botëror të Katarit që nis në nëntor të këtij viti.

Senegali triumfoi pas ekzekutimit të penalltive 3:1.

Në ndeshjen e parë, Egjipti kishte fituar 1:0, ndërsa sot edhe Senegali fitoi me rezultat të njëjtë.

Nga 11-metërshat më të saktë u treguar senegalezët. Madje, ylli egjiptian Mohamed Salah huqi penalltinë e parë, ndërsa Sadio Mane realizoi penalltinë e fundit për Senegalin.