Mane e Morata drejt Arabisë Saudite

Shumë emra të njohur futbollistësh gjatë muajve të fundit janë transferuar në Arabinë Saudite.
Por ‘’sheikët’’ arab nuk e kanë në plan të ndalen dhe po tentojnë të nënshkruar edhe me futbollistë të tjerë që kanë shkëlqyer në Evropë në vitet e fundit shkruan IndeksOnline.
Dy emrat e tjerë të cilët po kërkohen nga skuadrat arabe janë Sadio Mane dhe Alvaro Morata.
Sulmuesi senegalez pritet të largohet nga Bayern Munchen vetëm as një viti, me skuadrën e Al Hilal që janë të interesuar për shërbimet e tij.
Në anën tjetër, për Moratan ka shfaqur interesim skuadra e Al Ettifaq, e cila ditë më parë ka zyrtarizuar si trajner legjendën e Liverpulit, Stiven Gerrard./IndeksOnline/