75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 22 Korrik 2022 / Gj. Sh

Mane flet pasi fitoi çmimin “Futbollisti Afrikan i Vitit”, tregon edhe rivalitetin me Salah

Sadio Mane është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit 2022. Sulmuesi i Bayern Munich, klub ku u transferua këtë verë nga Liverpooli, ka fituar konkurrencën me Momo Salah, ish-shokun e ekipit te “The Reds”, dhe Edouard Mendy, portierin e Chelsea.

Ylli i Senegalit fitoi çmimin në një ceremoni të zhvilluar në Rabat të Marokut, teksa kjo është hera e dytë radhazi që Mane zgjidhet më i miri i futbollit afrikan.

30-vjeçari la pas Salah dhe Mendy, ndërkohë që shprehu gjithë lumturinë e tij për këtë sukses personal, duke u ndalur edhe te “rivaliteti” me Salah.

Ndonjëherë njerëzit kërkojnë rivalitet mes meje dhe Salah, por të them të drejtën nuk ndiej rivalitet ndaj asnjë lojtari. Ne kemi një marrëdhënie të mirë, i shkruajmë njëri-tjetrit.

Gazetat gjithmonë përpiqen t’i amplifikojnë gjërat. Unë nuk shkoj mirë vetëm me një lojtar, me gjithë të tjerët kam kaluar shumë mirë. Mund të pyesni këdo. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë”, u shpreh Mane.