18:46 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mane hyn në pishinë dhe e qorton Robertsonin “Dje ke luajtur keq”

Sulmuesi afrikan Sadio Mane është kthyer sot te Liverpooli. Senegalezi ka pëfunduar pushimin pas kupës së Afrikës.

Ai ka përshëndetur bashkëlojtarët dhe pjesëtarët tjerë të stafit.

Mbrojtësi Andrew Robertson derisa po lahej në pishinë, Mane hyri duke e qortuar me shaka për paraqitjen ndaj Manchester Cityt në Superkupën e Anglisë. “Dje ke luajtur keq” i tha Mane. /Indeksonline/