22:23 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / AR

Mane ia bën sefte, shënoi për herë të parë për Al-Nassr

Al-Ittifaq kundër Al-Nassr është duke u zhvilluar aktualisht në raundin e parë të kampionatit të Arabisë Saudite.

Sadio Mane, shënon  në minutën e katërt të takimit. Kështu, Senegalezi shënoi për herë të parë për një ekip nga Arabia Saudite.

Kujtojmë se futbollisti 31-vjeçar iu bashkua Al-Nassr në merkaton e verës, duke kaluar te Bayern Munich për 30 milionë euro.

Trajneri kryesor i Al-Ittifaq është legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard./abcnews.al