Mane reagoi ashpër ndaj Salah, egjiptiani nuk ia pasoi topin
Liverpooli mbajti fillimin e tyre 100 përqind të fitoreve në sezon duke mposhtur Burnley 3-0 në Turf Moor.
Një autogol i Chris Wood i vendosi Reds në avantazh përpara se Sadio Mane ta bënte atë 2-0 pak para gjysmës së kohës.
Roberto Firmino u sigurua që tre pikët të vinin në Anfield duke shënuar 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Megjithatë, pati edhe momente jo të këndshme.
Reprezentuesi senegalez u “dhez” pasi u zëvendësua në minutën e 85-të dhe u desh të ndërhynin bashkëlojtarët për ta qetësuar, shkruan Indeksonline.
Ky nuk ishte një reagim tipik i Manes, por kjo erdhi pasi Salah nuk ia pasoi atij topin që ishte krejt i lirë për të shënuar.

Mane ishte i pamarkuar në zonë, por egjiptiani vendosi ta kryente vet aksionin dhe e humbi topin./Indeksonline/