75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 22 Korrik 2022 / Gj. Sh

Mane rrëfen momentin kur vendosi të largohet nga Liverpuli

Bayern Munich shpenzoi 35.1 milionë paund për të transferuar në Bundesliga një nga lojtarët më të mirë të Premier League si Sadio Mane. Senegalezi kërkonte një aventurë të re në karrierë dhe së fundmi ka shpjeguar edhe momentin kur e mori vendimin për t’u larguar nga Liverpool. Sulmuesi theksoi se menjëherë komunikoi me trajnerin Jurgen Klopp ndërsa shtoi se tashmë te Bayern ndihet i lumtur.

“Vendimin për t’u larguar nga Bayern Munich e mora në vitin e kaluar sepse unë kisha nevojë për një sfidë të re në karrierën time. Për mua ishte koha e duhur dhe menjëherë komunikova me trajnerin Klopp dhe i shpreha dëshirën për t’u larguar. Nëse e shikoni historinë time të jetës, unë vij nga një vend i vogël dhe gjithë jeta ime ka qenë një sfidë. Ndaj, unë dua gjithë kohën ta sfidoj veten.

Nuk ishte e lehtë të largohesha nga Liverpool sepse kalova gjashtë vite aty të cilat ishin të mrekullueshme dhe ne fituam pothuajse gjithçka. Por, në jetë duhet të marrësh vendimi dhe më duket se vendimi për t’u bashkuar me Bayernin është më i miri që kam marrë ndonjëherë. Jam pjesë e një nga klubeve më të mira në botë dhe jam shumë i lumtur, mezi pres të nis sezoni”, u shpreh Mane.