13:19 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Mane shuan spekulimet: Nuk largohem, dua të bëhem legjendë e Liverpoolit

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, sipas spekulimeve të fundit ka qenë i lidhur me një lëvizje në Real Madrid.

Në një prononcim përCalciomercaton , ylli i Senegalit ka shprehur se ai nuk është duke menduar që të largohet nga Anfield.

“Nuk jam interesuar për tu larguar, unë jam një lojtar i Liverpoolit dhe dua të qëndroj këtu për t’u bërë një legjendë e këtij klubi”, është shprehur senegalezi.

Ndërsa raportet e fundit në Spanjë poashtu kanë shprehur se Reali janë duke menduar për një rikthim të Cristiano Ronaldos. /IndeksOnline/