75 Mall Live Search
12:12 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / S Z

Mangani ende i pranishëm në Badoc, KRU “Prishtina” tregon oraret e shpërndarjes së ujit

Rritja e nivelit të manganit në liqenin e Badocit, ka shkaktuar probleme te qytetarët e zonave që furnizohen me këtë ujë.

Pasi ky ujë nuk mund të konsumohet për pije, e as për përgatitje të ushqimit, kompania rajonale e ujësjellësit KRU “Prishtina”, po furnizon banorët e zonave të prekura me ujë të pijshëm.

Më poshtë gjeni dhe orarin se kur shpërndahet uji i pijshëm, megjithëse orari mund të ndryshojë për shkak të ngarkesës së komunikacionit.