75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 30 Janar 2026 / P M

Manipulimet me vota në Obiliq, aktivizohet prokuroria

Prokuroria Themelore e Prishtinës, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se po e ndjek me vëmendje të shtuar procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në këtë drejtim, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të fillojë hetimet paraprake, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe përcaktimit nëse ka pasur shkelje të mundshme ligjore nga persona përgjegjës.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek me vëmendje të plotë procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Gjatë këtij procesi, ka dyshime se janë vërejtur mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të numërimit të votave në Komunën e Obiliqit.