14:04 / E Diele, 03 Shtator 2023 / Gj. Sh

Manisa e zyrtarizon transferimin e Meriton Korenicës

Meriton Korenica edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës turke Manisa.

Zyrtarizimi i Korenicës u bë përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të klubit turk, shkruan IndeksOnline,

“Mirë se erdhe në familjen tonë Meriton Korenica”, shkruhej në njoftimin e Manisas.

Skuadra e Ballkanit raportohet se ka fituar 200 mijë euro nga shitja e Korenicës.

Kampioni i Kosovës do të fitojë edhe 50 mijë euro nëse Manisa inkuadrohet në Superligën e Turqisë.

Ballkani gjithashtu ka edhe 20 % të kartonin të Korenicës./IndeksOnline/