18:54 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Manjola Nallbani e zbukuron stadiumin e ri shqiptar

Këngëtarja e njohur shqiptare Manjola Nallbani njihet për publikun me këngët që sjellë prej më shumë se tri dekadash.

Ajo është një këngëtare mjaft e dashur për publikun,  me këngët që ka sjellë ndër vite.

Madje ajo përveç muzikës mirret edhe me profesionin e saj shum të dashur, siç është mësimdhënia në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Manjola edhe përkundër se ka mbushur 50 vjeç, vazhdon të kujdeset për dukjen duke paraqitur linjat në formën më të mirë.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi nga stadiumi i ri ‘Air Albania’ në Tiranë, ku dukej në një formë të mirë, duke ‘zbukuruar’ tribunat e stadiumit. /Indeksonline/